“VAJZAT E MIRA NUK GJENDEN NË DISKOTEKË”/ Nëna e Shpatit flet për lidhjen e të birit (FOTO) – AlpeGossip
“VAJZAT E MIRA NUK GJENDEN NË DISKOTEKË”/ Nëna e Shpatit flet për lidhjen e të birit (FOTO)

“VAJZAT E MIRA NUK GJENDEN NË DISKOTEKË”/ Nëna e Shpatit flet për lidhjen e të birit (FOTO)

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina” ka qenë Shpati dhe  nëna e tij, ku kanë treguar më shumë për marrëdhënien e tyre.  Ai madje ka bërë dhe shaka me këshillat që shpesh herë nëna e tij i jep kur ai del për të njohur ndonjë vajzë të re.

“Kur dal natën mami më thotë, po pse nuk rri në shtëpi. Vajzat e mira i gjen në fakultet jo në diskotekë”, tha ai.

Ndër të tjera, këngëtari i njohur ka folur dhe për lidhjen e re të dashurisë me vajzën nga Kosova për të cilën siç tregoi ende nuk ja kishte prezantuar mamit.

“Jam deri diku i dashuruar. Po fillimet janë normale. Nuk ia kam prezantuar mamit akoma”, ka rrëfyer Shpati, teksa nëna e tij deklaroi në emision se ajo është gati që të njihet me vajzën pasi tashmë është koha që Shpati të krijojë familje.

“Nuk varet nga unë, varet nga Shpati. Nëse ai vendos për një femër, unë e them, për moshën që ka, ka pjekurinë e tij dhe i them që jeta ka probleme me të cilat duhet të ballafaqohesh dhe krijimi i familjes është detyrim jetësor dhe familjar që do të na gëzonte të gjithëve”, ka përfunduar ajo.