“FALEMINDERIT QË MË VIZITOVE NË ËNDËRR”/ Beatrix Ramosaj do iu përlotë me dedikimin e saj për të atin – AlpeGossip
“FALEMINDERIT QË MË VIZITOVE NË ËNDËRR”/ Beatrix Ramosaj do iu përlotë me dedikimin e saj për të atin

“FALEMINDERIT QË MË VIZITOVE NË ËNDËRR”/ Beatrix Ramosaj do iu përlotë me dedikimin e saj për të atin

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj përmes postimit të fundit në Insta Story na ka prekur të gjithëve.

Bukuroshja ka publikuar një foto të babait të saj teksa e mbante atë në krahë kur ishte fëmijë dhe fjalët me të cilat e ka shoqëruar postimin janë aq prekëse!

Në çdo gërmë dallohet qartazi malli që ka këngëtarja për të atin që fatkeqësisht nuk jeton më:

“Faleminderit që më vizitove në ëndërr mbrëmë babi. Ti e dije që po më mungoje, dhe më dhe përqafimin më të madh që më ke dhënë ndonjëherë. Ishte aq reale! Të dua babi. Të mendoj dhe më mungon gjithmonë!”

Rikujtojmë se Beatrix së bashku me vëllanë Alban Ramosajn, kanë lindur në Holandë dhe prindërit e tyre janë njohur në Gjermani. Kur u zhvendosën në Groningen, lindën Beatrixin.