U THA SE KA NISUR LIDHJE TË RE PAS NDARJES/ Reagon Lori Hoxha – AlpeGossip
U THA SE KA NISUR LIDHJE TË RE PAS NDARJES/ Reagon Lori Hoxha

U THA SE KA NISUR LIDHJE TË RE PAS NDARJES/ Reagon Lori Hoxha

Është përfolur gjatë muajt e fundit se blogerja e njohur Lori Hoxha dhe partneri i saj Vis Bajraktari i kanë dhënë fund lidhjes disa vjeçare. Ndërkohë vetë ata nuk kanë reaguar lidhur me këto thashetheme duke mos i mohuar dhe pranuar ato.
Mirëpo, ditën e djeshme në të gjitha media u konfirmua lajmi se Lori dhe Visi janë ndarë përfundimisht dhe sipas ‘newsbomb’ trashëgimtarja e Top Medias kishte nisur një lidhje të re.

Megjithatë Lori dhe Visi nuk folën dhe e vetmja që bëri një reagim ishte motra e vogël e Lorit, Redia, e cila i la një koment Visit në një postim.

Por, ndonëse në ‘Instagram’ Lori nuk ka postuar asgjë, në profilin e saj në ‘Snapchat’ blogerja e njohur ka reaguar pak orë më parë. Ajo ka publikuar një foto ku shihet e shtrirë dhe e buzëqeshur duke injoruar kështu lajmet që janë përhapur për lidhjen e saj.