TË REHATSHME/ 4 bizhuteri që do t’ju fiksojnë edhe nëse NUK i keni qejf aksesorët – AlpeGossip
TË REHATSHME/ 4 bizhuteri që do t’ju fiksojnë edhe nëse NUK i keni qejf aksesorët

TË REHATSHME/ 4 bizhuteri që do t’ju fiksojnë edhe nëse NUK i keni qejf aksesorët

Disa njerëz preferojnë t’i shmangin aksesorët pasi ndihen më rehat me sa më pak xhingla-mingla në trup. Megjithatë detajet i japin dritë, ngjyrë dhe stil veshjes. Për këtë arsye, mjafton të zgjidhni aksesorët e duhur: minimalistë dhe të rehatshëm.

Varëse zinxhir

Prej gati dy vitesh, varëse të tilla janë ende në modë. Ato shkojnë me këmishat e bardha dhe bluzat e mbyllura. Pak shkëlqim ari nuk i bën keq askujt.

Vathë me perla

Për këdo që i mban rrënjët te klasikja, kjo është zgjedhja e duhur. Një palë vathë të gjatë me detaje perlash do t’i japin dritë veshjes, duke nxjerrë në pah portretin. Ju këshillojmë t’i mbani flokët disi të kapura dhe vezulloni.

Varëse e thjeshtë

Tipike për vitet ’70: një bluzë e mëndafshtë dhe një varëse e thjeshtë sipër.

Vathë të rrumbullakët, të thjeshtë

Për këdo që nuk dëshiron të eksperimentojë shumë, një palë vathë të thjeshtë e të rrumbullakët (me shkëlqim ari, argjendi, me gurë të vegjël, perla, etj.) janë një investim i mirë. Duken bukur edhe kur i mbani flokët mbrapa veshit, kur i keni të kapura ose të stiluara me onde.