Sekretet e një martese 30-vjeçare, gazetari shqiptar jep ‘recetën e suksesit’ (FOTO) – AlpeGossip
Sekretet e një martese 30-vjeçare, gazetari shqiptar jep ‘recetën e suksesit’ (FOTO)

Sekretet e një martese 30-vjeçare, gazetari shqiptar jep ‘recetën e suksesit’ (FOTO)

Rezear Xhaxhiun, të gjithë e njihni nga ekrani.
Por në këtë profil, më pak publik, nuk e keni parë ndonjëherë. Pasditen e sotme, Xhaxhiu dhe bashkëshortja e tij ishin të ftuar në “Pasdite në Top Channel” për të rrëfyer suksesin e një martese të gjatë, jo pa peripeci e sfida, por gjithsesi, e suksesshme.

Duke zbuluar detaje nga martesa 30-vjeçare me bashkëshorten e tij, Rezeari dhe Laura kanë ndarë me publikun edhe momentet e një kohe aspak të thjeshtë për ta. Siç thanë, më shumë gjatë këtyre viteve, mes tyre ka mbizotëruar dashuria, pavarësisht zënkave që karakterizojnë çdo lloj marrëdhënieje:
“Ka pasur një periudhë të vështirë në martesën tonë gjatë periudhës 1993-1994. Kjo vinte për shkak të vonesave të mia në punë dhe ne shiheshim shumë rrallë. Në këtë mënyrë, komunikimi ynë nisi të bëhej vetëm me letra. Pra, u krijua një situatë e vështirë. Prezenca është e rëndësishme, pavarëssht se secili nga partnerët kanë nevojë për hapësirat e tyre”, – tregoi gazetari për “Pasdite”.

Ndërsa bashkëshortja e Rezearit, Laura, rrëfeu se si janë njohur ata dhe cili është sekreti i një martese 30-vjeçare, sipas saj: “Kemi 30 vite martesë, por ende nuk kemi hequr dorë nga ngrënia e drekës së bashku çdo ditë. Njohja jonë ka ardhur nëpërmjet miqve të përbashkët. Pasi qendruam rreth tre vite si të fejuar, vendosëm të martoheshim. Isha studente në vit të parë në fakultuet, kur u fejova dhe u martova njëkohësisht. Kisha dilema, por mosha që kisha më bënte që çdo gjë të më dukej e bukur. Mendoja se nëse pendohesha, lehtësisht mund të kthehesha pas”.
Rezeari dhe Laura janë prindër të një vajze, Loris, e cila jeton dhe punon në Francë. Të dy ndihen të keqardhur që nuk e kanë pranë, por njëkohësisht janë edhe të lumtur që fazën e parë me të bijën, atë të arsimimit të saj, e kanë mbyllur.

Kur kthehet pas në kohë, Xhaxhiu kujton edhe momentet e vështira për mirërritjen e saj: “Kur bëja gazetarin e terrenit, kisha shumë ngarkesa dhe shpesh detyrohesha të merrja edhe vajzën me vete në punë. Isha i detyruar që në intervista të ndryshme edhe vajzën time, Loris, ta merrja me vete dhe ta lija te roja”, – tregon ai me të qeshur.

Por nuk kanë pengje, përkundrazi. Janë të lumtur për vitet e tyre si bashkëshortë dhe si prindër. Ai është edhe krenar që ka në krah një grua të suksesshme si Laura, por edhe ajo ka përfituar shumë nga të pasurit bashkëshort një njeri i cili i ka dhënë mundësinë të njohë njerëz me nivele të ndryshme që të falin kohë cilësore dhe biseda me vlerë.