“NIGHT CLUB” PËR FËMIJËT/ Shihni “çudinë” që ndodh në “SHBA” (FOTO) – AlpeGossip
“NIGHT CLUB” PËR FËMIJËT/ Shihni “çudinë” që ndodh në “SHBA” (FOTO)

“NIGHT CLUB” PËR FËMIJËT/ Shihni “çudinë” që ndodh në “SHBA” (FOTO)

Në New York, një klub nate u krijua posaçërisht për fëmijët e moshës 6-12 vjeç dhe prindërit e tyre.

DJ i këtyre partive që mbahen pasdite është një fëmijë 9 vjeçar.

‘Fuzipop’, ky është emri i diskos, “dëshiron të festojë me muzikë, të nxitë kërcimin dhe të vendosë së bashku gjeneratën e ardhshme të fëmijëve në qytet”

Ideja ka lindur sepse fëmijët shpesh kërkojnë të jenë pjesë e eventeve të tilla si ambiente kërcimi duke dashur të bëjnë si motra apo vëllai që janë më të mëdhenj në moshë. Realizuesit e këtyre diskove për fëmijë kanë menduar edhe për prindërit të cilët gjithashtu mund të argëtohen teksa shoqërojnë fëmijët e tyre.

Ideatorët e tjerë janë një çift të cilët janë prindër dhe që e njohin mirë sektorin: ai është një DJ i njohur në qytet, ajo punon në botën e muzikës.

Ata kishin organizuar një parti disko për fëmijët e tyre dhe miqtë e tyre disa kohë më parë: një sukses i madh, aq shumë saqë disa prindër thanë se do të ishin të gatshëm të paguajnë për parti si kjo.

U tha e u bë: ata krijuan një ambient të tillë dhe tani çdo fëmijë mund të plotësojë dëshirën e tij për të kërcyer në pistë, me një kosto prej 20 dollarësh për një biletë, fëmijë plus prind, ose 60 dollarë për një familje prej katër anëtarësh. Ende nuk dihet se përse këto çmime të larta megjithatë prindërit presin ndonjë zbritje herë pas here.