“MUZIKË E VARGJE SHPIRTI”/ Aurela Gaçe mbështet rikthimin e Tunës në muzikë (FOTO) – AlpeGossip
“MUZIKË E VARGJE SHPIRTI”/ Aurela Gaçe mbështet rikthimin e Tunës në muzikë (FOTO)

“MUZIKË E VARGJE SHPIRTI”/ Aurela Gaçe mbështet rikthimin e Tunës në muzikë (FOTO)

Pak ditë më parë Tuna u rikthye për publikun me albumin e saj më të fundit të titulluar ‘Fortuna’. Ajo solli 7 këngë të reja, 2 prej të cilave ishin bashkëpunime. Të gjithë fansat i treguan mbështetjen e tyre, duke publikuar video të ndryshme në ‘Instagram’, me këngët e 33-vjeçares.

Ndër njerëzit që e kanë përkrahur në këtë rikthim ka qenë dhe këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe. Me anë të një postimi në ‘Instastory’, ajo ka shkruar: “Më gëzoi shumë fakti që në këtë rrëmujë të përditshme me garë ‘singëllash’, Tuna zgjodhi të vijë me album. Pikërisht sot kur duket sikur albumet nuk jetojnë më dhe s’kishte se si të ndodhte ndryshe me muzikë e vargje shpirti. Vlerësim për punën, kur bëhen punë të tilla, nuk mund të qëndrojmë indiferent e të mos vlerësojmë me dashuri. Është shpresë për të dhënë më shumë”.

Kujtojmë se Sejdiu zhvilloi koncertin e saj recital në 8 mars në Shkup, ndërsa zgjodhi që projektet e reja muzikore ti sillte me videoklip vetëm disa ditë më parë, duke i dhënë fund pritjes së gjatë të fansave të saj.