JENI FËMIJA I PARË, I MESËM APO I VOGËL? Ja çfarë tregon kjo për karakterin tuaj – AlpeGossip
JENI FËMIJA I PARË, I MESËM APO I VOGËL? Ja çfarë tregon kjo për karakterin tuaj

JENI FËMIJA I PARË, I MESËM APO I VOGËL? Ja çfarë tregon kjo për karakterin tuaj

Rendi i lindjes mund të mos ketë shumë rëndësi për prindërit tuaj pasi dashuria për ju do të jetë gjithnjë njësoj por ka një ndikim të madh në zhvillimin e fëmijës. Kjo sepse prindërit tentojnë të edukojnë secilin fëmijë në mënyra të ndryshme të cilat mund të jenë të mira dhe të këqija. Por, para se të shkoni duke i fajësuar ata, lexoni për të parë se si qëndron e vërteta për ju:

Fëmijët më të mëdhenj jan LIDERA: Fëmijët më të mëdhenj priren të jenë ambiciozë, udhëheqës të lindur. “Fëmija i parë merr shumë vëmendje dhe përqendrim, pasi nuk ka fëmijë të tjerë për zbavitje”, thotë trapistja e fëmijëve dhe familjes Meri Wallace, autore e “Birth Order Blues”. “Ai priret të mësojë shumë dhe kështu mund të rritet duke patur shumë vetëbesim dhe duke qënë i fortë dhe udhëheqës!” Alan Stewart, psikolog në Universitetin e Gjeorgjisë, në analizën e tij përfundimtare të vitit 2012 zbuloi pikërisht këtë rol të fëmijëve të parë. Gjithashtu prindërit i japin atyre shumë detyra dhe kur bëhen me një fëmijë të dytë gjithashtu i kërkojnë të jetë shembull për vëllain ose motrën.

Fëmijët e mesën janë KREATIV: “Prindërit janë shumë të zënë me fëmijën më të madh, i cili po shkon në klasën e parë ose fillon shkollën e mesme ose shkon në takimin e parë me të dashurin\ dashurën”, thotë Wallace. “Dhe fëmija më i ri, i vogël ka nevojë për aq shumë ndihmë, kështu që fëmija i mesëm mund të humbasë në atë konfuzionin e dy të tjerëve” “Fëmija i mesëm nuk ka një identitet të qartë,” thotë Wallace. Sidoqoftë, shoqërimi i vazhdueshëm i vëllezërve ose motrave mund të jetë arsyeja pse fëmijët e mesëm kanë më pak gjasa të diagnostikohen me çrregullime emocionale, sipas një studimi të vitit 2013 nga Spanja. Fëmija i mesëm gjen mënyra interesante për të tërhequr vëmendjen, kështu që shpesh qëllon që fëmija i mesën të jetë artist! Nëse jeni një fëmijë i mesëm dhe mendoni se nuk e keni këtë “sindromën” mendojeni përsëri! Mund ta keni të fshehur diku.

Fëmijët e vegjël bëhen BIZNESMEN dhe janë shumë të QETË: Ne mendojmë për fëmijët më të vegjël të familjes si ato që kanë zemrat e prindërve përgjithmonë, për shkak se ato qëndrojnë më gjatë në shtëpi.  Jo se prindërit i japin më shumë vëmendje dhe dashuri. Fëmijët e vegjël nuk kuptojnë dallimet midis tyre dhe fëmijëve më të mëdhenj, dhe kështu shpesh mund të ndihen të papërshtatshëm.  Por janë pikërisht këto gjëra që e bëjnë atë të kërkojnë më shumë nga vetja dhe shpesh kanë tendencën të arrijnë shumë lartë në jetë. Gjithashtu fëmijët më të vegjël janë dhe më të qetë sepse prindërit tashmë dinë si të sillen me fëmijët nga eksperiencat e mëparshme.