‘S’dini të lidhni dy fjalë shqip’: Rozana Radi sulmon Besa Kokëdhimën? – AlpeGossip
‘S’dini të lidhni dy fjalë shqip’: Rozana Radi sulmon Besa Kokëdhimën?

‘S’dini të lidhni dy fjalë shqip’: Rozana Radi sulmon Besa Kokëdhimën?

Koncerti recital i shumëpërfolur i Elvana Gjatës, përveçse një sukses të jashtëzakonshëm për këngëtaren, duket se ka hapur disa konflikte së fundmi.

Gjithçka nisi me një postim të këngëtares Ledina Çelo e cila në Insta Story, duke pretenduar se koncerti nuk ishte live, shkroi: “Pse playback o yllo?!”

Por në kundërpërgjigje të këtij pretendimi, ka ardhur një reagim nga këngëtarja dhe mikesha e Elvanës, Besa Kokëdhima.

Në një seri statusesh në gjuhën angleze në Insta Story, Besa ka theksuar se koncerti i Gjatës ishte live dhe Elvana kishte kënduar në perfeksion, ndaj të tjerët e kishin të vështirë ta besonin.

“Kjoështë nga koncerti i Elvana Gjatës. Nëse kjo nuk është live, nuk di çfarë mund të jetë më live! … Punë e mrekullueshme! Bravo të qoftë Elvana Gjata! Kështu bëhet! Bravo i qoftë ekipit! Nëse nuk vlerësojmë dot artin, artistët dhe punën e tyre të palodhur, jemi të vdekur si komb! Herën tjetër bëj disa gabime me qëllim Elvana, sepse nëse këndon shumë mirë, atëherë ka diçka që nuk shkon!”-është shprehur Besa në postimet e saj.

Por një reagim i fundit i Rozana Radit në gjtihashtu në Insta Story, duket se i dedikohet pikërisht Besës dhe faktit që të gjitha postimet e saj të fundit kanë qenë në gjuhën angleze.

“Janë bërë të gjithë anglezë! Tani po lexoja një postim të një këngëtareje në Story por ishte anglisht. Nuk e kuptova plotësisht se kishte disa fjalë që nuk i dija dhe duhet të shkoja t’i përktheja në Google.  Epo kur u bëtë të gjtihë amerikanë ju që s’dini të lidhni dy fjalë shqip, një Zot e di!”-është shprehur Radi, por pa e specifikuar kujt i drejtohej statusi. Të jetë kjo zanafilla e një debati mes këngëtareve?