PASI U KAPËN MAT/ Stine flet më në fund për marrëdhënien me Roza Latin – AlpeGossip
PASI U KAPËN MAT/ Stine flet më në fund për marrëdhënien me Roza Latin

PASI U KAPËN MAT/ Stine flet më në fund për marrëdhënien me Roza Latin

Roza Lati dhe Stine ndonëse kanë shumë vite që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre komentohen shumë shpesh në mediat rozë. Siç dihet, disa muaj më parë Stine u nda nga partnerja e tij me të cilën ka dhe një vajzë dhe vetëm pak ditë më parë ai u filmua pranë ish të dashurës, Roza Latit.Ishte vetë Roza ajo që publikoi një video ku shihej duke u argëtuar në një lokal nate së bashku me këngëtarin e njohur. Mirëpo, Stine ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Gazetën Liberale’ ku ka sqaruar një herë e mirë marrëdhënien e tij me Rozën.

Teksa është pyetur nga gazetarja se nëse po ndodh sërish diçka mes tyre, Stine ka thënë: “Portalet atë punë kanë dhe mirë bëjnë se nga njëra shërbejnë dhe si mbështetje. Midis meje dhe Rozës nuk do ketë kurrë asgjë më tepër sesa një miqësi të mirë dhe të pastër. A besoj unë në të tilla miqësi? Në fakt dikur nuk besoja në gjëra të tilla, ama është fakt që ne ruajmë një miqësi korrekte pa tundime dhe pa hipokrizi që nga edicioni i fundit i “Dance With Me” që ishim pjesëmarrës”.