MORENA E FEJUAR ME NJË TJETËR/ Veprimi që bën Sasha për të i çuditi të gjithë – AlpeGossip
MORENA E FEJUAR ME NJË TJETËR/ Veprimi që bën Sasha për të i çuditi të gjithë

MORENA E FEJUAR ME NJË TJETËR/ Veprimi që bën Sasha për të i çuditi të gjithë

Miliarderi iranian, Sasha Sobhani u bë shumë i njohur për publikun shqiptar që pas ndarjes së bujshme me këngëtaren e njohur Morena Taraku. Dyshja i dha fund marrëdhënies disa muaj më parë dhe ndarja e tyre nuk ishte aspak miqësore pasi Morena e akuzoi Sashan se ishte gej, ndërkohë ky i fundit u kundërpërgjigj me deklarata të ndryshme.

Megjithatë siç duket nga postimet e ndryshme në ‘Instagram’ dyshja ka vazhduar jetën dhe në media është përfolur se Morena është fejuar, ndërsa Sasha është në një lidhje me një modele. Mirëpo, mbrëmjen e djeshme të gjithë fansat e miliarderit janë çuditur teksa ai ka vendosur që të urojë publikisht Morenën për ditëlindjen.

Sasha ka publikuar një foto të ish partneres së tij në ‘Instastory’  dhe pranë saj ka bërë një urim për ditëlindjen dhe ka etiketuar bukuroshe brune. Ndërkohë Morena nuk ka reaguar lidhur me urimin e ish partnerit të saj, por thjesht ka publikuar dhuratat që ka marrë për ditëlindje.