FRYMËZIM PËR PËRGATITJEN E MËNGJESIT/ Zbuloni idetë që po kërkonit – AlpeGossip
FRYMËZIM PËR PËRGATITJEN E MËNGJESIT/ Zbuloni idetë që po kërkonit

FRYMËZIM PËR PËRGATITJEN E MËNGJESIT/ Zbuloni idetë që po kërkonit

Një mëngjes i shëndetshëm është i rëndësishëm për ditën tuaj: Ajo mund të ju ndihmojë për të parandaluar parregullsi para drekës dhe mund të ofrojë ushqyes të rëndësishëm për të ndihmuar shëndetin tuaj dhe për të luftuar sëmundjet. Ndonjëherë në mëngjes nuk kemi kohë të gatuajmë atë çfarë duam, ose çfarë kemi nevojë. Këto opsione të mëposhtme janë të lehta dhe të shëndetshme:

Bëjeni kafen tuaj në një smoothie: Nuk është një ngrënie e mëngjesit normal, por nëse e doni kafen me patjetër mund ta kombinoni atë me disa produkte të tjera në formën e një smoothie. Shtoni kafe në një përzierja frutash të ngrira dhe pak mjaltë. Më pas sëbashku me qumështin shtoni pak kakao ose kanellë sipas dëshirës.

Bajame me mjalt: Një zgjidhje e shpejtë por që do t’ju japi shumë energji janë frutat e thata si bajamet. Merrni një grusht prej tyre në mëngjes dhe përzieni pak mjaltë me kanell për t’ja hedhur sipër. Sëbashku me to mund të hani dhe fruta gjatë rrugës.

Kosi:  Është një opsion i mirë pasi ai përmban rreth gjashtë gram sheqer dhe kombinohet shumë mirë me fruta dhe drithëra. Nuk ka nevojë të gatuhet dhe për më tepër mund ta përgatisni që në darkë.

Vezët: Ndërsa studimet e reja tregojnë se ngrënia e dy vezëve në ditë mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ekspertët thonë se vezët janë ende pjesë e një diete të ekuilibruar, veçanërisht sepse ato janë të pasura me fibra.