ÇMENDET RRJETI/ Nora dhe Era shastisën të gjithë fansat me këtë pamje (FOTO) – AlpeGossip
ÇMENDET RRJETI/ Nora dhe Era shastisën të gjithë fansat me këtë pamje (FOTO)

ÇMENDET RRJETI/ Nora dhe Era shastisën të gjithë fansat me këtë pamje (FOTO)

Prej disa kohësh, këngëtarja Era Istrefi dhe motra e saj Nora kanë zbuluar se do të sjellin bashkëpunimin e parë bashkë. Kënga do të titullohet “Nuk e di” dhe siç lajmëruan dje do të dal në datën 19 prill.

Bukuroshet shqiptare kanë publikuar vazhdimisht në rrjetet sociale fotot të shkëputura nga videoklipi ku kanë zbuluar pamjen dhe veshjet e tyre. Mirëpo, pak minuta më parë Era ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me motrën e saj dhe të gjithë kanë mbetur gojë hapur nga pamja e këngëtareve.

Në foto, Era dhe Nora shihen të veshura me një body të zi dhe të bardhë që u tregon mjaft mirë trupin e palestruar dhe format perfekte. Siç shihet të dyja vajzat i kanë bërë flokët gërshet dhe në fund i kanë kapur bashkë.

Fotoja menjëherë ka marrë shumë pëlqime dhe shumë fansa nuk kanë ngurruar të komentojnë për super pamjen e dy motrave.