PRAPASKENAT E NJË FOTOJE/ Mami Zaimina tregon si arrin të realizojë shkrepjen perfekte me Khloen – AlpeGossip
PRAPASKENAT E NJË FOTOJE/ Mami Zaimina tregon si arrin të realizojë shkrepjen perfekte me Khloen

PRAPASKENAT E NJË FOTOJE/ Mami Zaimina tregon si arrin të realizojë shkrepjen perfekte me Khloen

Së fundmi Zaimina Vasjari ka hapur një biznes të ri që lidhet me veshjet e kombinuara nënë dhe bijë. Siç vetë ajo ka treguar, ideja ishte e rastësishme dhe lindi pasi publikoi fotot e festës së ditëlindjes me të bijën, Khloe.

Megjithatë pasi vendosi ta marrë seriozisht këtë biznes gjërat duket se shkuan shumë mirë. Fotot shtohen çdo ditë dhe pjesë e fushatave reklamuese është herë pas here edhe e vogla e saj. Khloe është fotozhenike dhe shumë e ëmbël para aparatit fotografik

Pak më parë, Zaimina ka publikuar disa foto me Khloen ku shpjegon përpjekjet për të realizuar shkrepjen perfekte. Qëllimi është arritur, por prapaskenat janë goxha argëtuese. Me anë të disa ilustrimeve me fjalë, bukuroshja e ekranit ka treguar: “Duket sikur kemi pozuar njësoj, por në të vërtetë, Khloe po kërkon këpucën”. Mjafton ta shikosh me më shumë kujdes për të kuptuar se Zaimina ka të drejtë.

 

Sigurisht puna me një fëmijë vetëm 1 vjeç është argëtuese dhe e bukur, jo më kot këto detaje biznesmenia ka zgjedhur t’i ndajë me të gjithë.