PA E DITUR FARE/ Gruaja jeton 99 vite me të gjitha organet në vendin e gabuar – AlpeGossip
PA E DITUR FARE/ Gruaja jeton 99 vite me të gjitha organet në vendin e gabuar

PA E DITUR FARE/ Gruaja jeton 99 vite me të gjitha organet në vendin e gabuar

Një grua nga Oregon jetoi 99 vite pavarësisht se të gjitha organet e saj të trupit ishin vendosur në vend të gabuar. Për më  tepër, Rose Marie Bentley nuk e dinte këtë.

Kur vdiq në vitin 2017, trupi Bentley u mor për studime.

Por kur studentët nga Oregon Health & Science University (OHSU) përdorën trupin e gruas së moshuar për eksperiment në klasë zbuluan diçka të pazakontë.

Gruaja vuante nga gjendja shumë e rrallë e situs inversus.

Gjendja e saj, që prek 1 në 5 milionë të rritur, bën që mëlçia, stomaku dhe organe të tjera në bark të jenë të zhvendosura nga e djathta në të majtë. Në rastin e Bentley, zemra ishte në anën e majtë të gjoksit të saj.

Bentley dhe bashkëshorti i saj para se të vdisnin vendosën ti dhuronin eshtrat e tyre për kërkime shkencore.