“ZONJA TEFTA” BËN GAFËN EPIKE/ Rudina nuk mban dot të qeshurën në mes të emisionit (VIDEO) – AlpeGossip
“ZONJA TEFTA” BËN GAFËN EPIKE/ Rudina nuk mban dot të qeshurën në mes të emisionit (VIDEO)

“ZONJA TEFTA” BËN GAFËN EPIKE/ Rudina nuk mban dot të qeshurën në mes të emisionit (VIDEO)

E ftuar së fundmi në emisionin “Rudina” në Tv Klan ishte kuzhinierja e njohur Tefta, e cila po shpjegonte në studio si të përgatisim maja në kushte shtëpie.

Mirëpo gjatë shpjegimit, në vend që të thonte se majasë i duhen nëntë ditë për t’u përgatitur, zonja Tefta tha se i duhen nëntë muaj. Kaq mjaftoi që publiku dhe Rudina të shpërthenin në të qeshura e të mos ndalonin dot, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.

“Se mos prisni vërtetë 9 muaj për majanë, 9 ditë mjaftojnë.”- shkruan Rudina me humor krahas videos që ka shkrirë së qeshuri edhe ndjekësit në Instagram.