ÇFARË JA NDRYSHOI MENDJEN? Aktorja hollivudiane tregon se nuk donte të bëhej nënë – AlpeGossip
ÇFARË JA NDRYSHOI MENDJEN? Aktorja hollivudiane tregon se nuk donte të bëhej nënë

ÇFARË JA NDRYSHOI MENDJEN? Aktorja hollivudiane tregon se nuk donte të bëhej nënë

Po të mos ishte për partnerin e saj, Eva Mendes ndoshta nuk do të ishte bërë nënë ende. Aktorja e famshme, e cila ka qenë e fokusuar gjithmonë te puna dhe karriera, ndryshoi kur njohu Ryan Gosling.

Në një intervistë për “Women’s Health”, Mendes u përgjigj se çfarë e shtyu të merrte rolin e një nëne: “Ryan Gosling. Domethënë të bija në dashuri me të. Më pas kishte kuptim për mua që të kisha… jo fëmijë, por fëmijët e tij. Ishte shumë specifike për të”.

45-vjeçarja tregoi se ka pasur ndihmën e njerëzve të afërt, ndaj e ka kaluar edhe më lehtë pjesën e kujdesit për vajzat.

“Ne kemi një grup që na mbështet: nënën e Rayn dhe nënën time, motrën e tij dhe timen. Është një fshat që na ndihmon”, tha Eva Mendes.

Ajo dhe aktori i njohur Ryan kanë dy vajza, Esmeralda-n dhe Amada-n.