KRIJOJNË ILUZIONIN SIKUR JENI TË GJATA/ Gjashtë veshjet që nuk duhet të mungojnë në garderobën e një vajze – AlpeGossip
KRIJOJNË ILUZIONIN SIKUR JENI TË GJATA/ Gjashtë veshjet që nuk duhet të mungojnë në garderobën e një vajze

KRIJOJNË ILUZIONIN SIKUR JENI TË GJATA/ Gjashtë veshjet që nuk duhet të mungojnë në garderobën e një vajze

Të qenët e shkurtër mund të jetë pak frustuese në situata të caktuara, kur duhet të ngrihesh në majë të gishtave për të takuar njerëzit, të hipësh mbi një stol për të marrë një enë kuzhine apo të qëndrosh në radhë të parë kur shkrepet një foto në grup. Megjithatë ka disa mënyra sesi mund të rriteni disa centimetra, e kjo falë disa veshjeve që do të krijojnë iluzionin optik të një siluete më të gjatë.

Këpucët me platformë
Investoni në këpucë të larta, por të njëkohësisht të rehatshme. Hiqni dorë nga takat stiletto, pasi me këto të fundit jo vetëm që do të dukeni kilometra larg që jeni zgjatur prej tyre, por janë edhe të parehatshme për të qëndruar disa orë në këmbë. Zgjidhnië këpucë ortopedike, me lidhëse tek kyçi në mënyrë që kur hidhni hapin të keni një mbështetje të sigurtë në tokë.

Pantallona të gjera të gjata
Nëse deri më tani nuk keni hequr dorë nga pantallonat xhins të ngushta, përse të mos provonit efektin që kanë një palë pantallona të gjera ? Zgjidhni një palë me bel të lartë në mënyrë që të krijoni iluzionin e këmbëve kilometrike. Një bonus shtesë: Gjerësia e pantallonave në fund siguron kontrast të belit tuaj për një pamje më të hollë (dhe super-fotozhenike).

E njëjta gjë vlen edhe për xhinset. Zgjidhini ato të errëta, me bel të lartë e të gjera. Sigurohuni t’i vishni gjithmonë me taka.

Problemi me xhaketat për vajzat shtatshkurtër është se këto të fundit janë gjithmonë më të gjata apo  më të shkurtra nga se duhet.  Modeli i duhur është ai deri tek ijet tuaja për të mbajtur gjithçka tjetër proporcionale në outfitin tuaj.

Bluzat me jakë V, pëlhurat e lehta dhe printet shumëngjyrëshe, do të tërheqin të gjithë vëmendjen e të tjerëve tek pjesa e lartë e veshjes! Rekomandohet gjithnjë që bluzat t’i fusni tek pantallonat apo fundet për të bërë një ndarje midis pjesës së poshtme dhe asaj të sipërmes.

Fustanet e gjatë nuk bëjnë për ju !! Zgjidhni ato që janë deri tek kyçi dhe në kësi rastesh zgjidhni këpucë pa rrip tek qafa e kaviljes për të shmangur “këputjen” e këmbës.