‘Bëhet i gjallë’ babai me vajzën të cilët i kërkonte e gjithë bota pas djegies së Notre-Dame.
Fotografia e babait dhe vajzës duke luajtur para Katedrales Notre-Dame disa minuta para se të shpërthenin flakët u bë virale, ku të gjithë nisën kërkimet për të dy.
Brooke Windsor, një turiste 23-vjeçare që bëri fotografinë tha se burri e kontaktoi nëpërmjet Twitter-it duke e falenderuar për foton e bukur.
Në një postim në Twitter, fotografja shkruan: Kërkimi përfundoi. Fotografia ka arritur tek babai dhe familja. Ai ka zgjedhur që të mbetet anonim për shkak të tragjedisë dhe më shkruajti: ‘Faleminderit sërish për fotografinë e bukur, ne do gjejmë një vend special për të.’ Falenderoj çdo person që ka shpërndarë fotografinë dhe për fjalët e mira.”
Brenda një kohe të shkurtër postimi i Brooke ku i kërkonte babain me vajzën u bë 105 mijë herë share nga njerëz në të gjithë botën.