Alban Skënderaj habit të gjithë dhe veten…arrin rekordin e ri! – AlpeGossip
Alban Skënderaj habit të gjithë dhe veten…arrin rekordin e ri!

Alban Skënderaj habit të gjithë dhe veten…arrin rekordin e ri!

Është padyshim një nga kantautorët më të mirë të momentit dhe këtë fakt e ka dëshmuar më së miri me postimin e fundit në rrjete sociale.
Alban Skënderaj ka bërë të ditur se vetëm brenda në 1 orë janë shitur të gjitha biletat për koncertin e tij i cili do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në datën 2 mars.

Gjithashtu Albani ka bërë të ditur për të gjitha ata që kanë mbetur pa bileta se do të përpiqet mjaft që të realizojë edhe një datë tjetër koncerti në mënyrë që të gjithë të mund të jenë pjesë e koncertit të tij.

Te dashur miq,

Sot biletat e koncertit jane shitur ose rezervuar brenda 1 ore nga momenti qe dolen. Eshte nje kohe rekord dhe jam i surprizuar dhe pafund mirenjohes! E di qe sistemi dhe sherbimi kane patur disa probleme.

Fluksi i vizitoreve ne ëeb ka qene i parashikueshem. Kerkoj ndjese edhe ne emer te kompanise por ky sistem u ngrit per here te pare pikerisht qe cdo kush nga kudo te kishte akses ne menyre te barabarte.

Do i lutesha personave qe kane rezervuar biletat te prezantohen ne pikat perkatese ose tek pallati i kongreseve brenda 24 oreve pasi mbas ketij afati rezervimi anullohet. Nderkohe jam mese i ndergjegjshem qe jane ende shume personat qe kerkojne te behen pjese e ketij eventi dhe nuk kane patur mundesine te gjejne bileta.

Atyre ju them qe po punojme forte per te realizuar me 3 mars nje nate te dyte te ketij koncerti. Ne lidhje me kete do ju njoftoj patjeter shume shpejt,”-përfundon Skënderaj në rrjete sociale.