Njerëzit vdesin për këto 2 gjëra gjatë seksit por s’janë ato që mendoni ju – AlpeGossip
Njerëzit vdesin për këto 2 gjëra gjatë seksit por s’janë ato që mendoni ju

Njerëzit vdesin për këto 2 gjëra gjatë seksit por s’janë ato që mendoni ju

Kur nis të përfshihesh fizikisht me dikë, është normale që të kesh dilema stresuese të tipit a do të jetë seksi i mirë, apo si është ai në shtrat. Por sipas një anketimi të bërë së fundmi në SHBA-s (Singles in America) rezultoi se ato çfarë e bënin jetën seksuale më të kënaqshme nuk kishin asnjë lidhje me aftësinë fizike apo pozicionet e seksit.

Shumica e njerëzve kërkonin thjesht që partneri të ishte thjesht i kujdesshëm dhe entuziast në shtrat.

Sigurisht të arrish orgazmën është e rëndësishme, por në eksperimentet e kryera, kjo ishte renditur ndër elementët e fundit që e bëjnë seksin më interesant. Gjithçka duhej ishte një komunikim tërheqës dhe një puthës i mirë.

Pra, njerëzit duan thjesht të bëjnë seks me një njeri të mirë.

Ndërsa në listën e gjërave që shumica e vajzave single nuk duronin dot në shtrat ishte një partner që flet shumë, apo mungesa e lëvizjeve dhe pasioni i vakët.

Gjithsesi, në fund të ditës seksi duhet të jetë ai lloj aktiviteti të cilin ju e shijoni të dy. Por nuk është keq të dini se të jesh i kujdesshëm dhe entuziast në shtrat përbën 2 nga elementët më të rëndësishëm të kënaqësisë seksuale.