“MU KTHYEN KUNDËR”/ Moderatorja shqiptare tregon komplotin e stafit të emisionit – AlpeGossip
“MU KTHYEN KUNDËR”/ Moderatorja shqiptare tregon komplotin e stafit të emisionit

“MU KTHYEN KUNDËR”/ Moderatorja shqiptare tregon komplotin e stafit të emisionit

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soriee” të gjithë personazhet e ftuar ishin të veshur me pizhama dhe u bënë pjesë e një emisioni ndryshe të mbushur me batuta, të qeshura dhe shumë muzikë.

Një ndër të ftuarat ishte edhe moderatorja, Artenisa Ozaj, e cila dikur ka prezantuar me Ardit Gjebrean ‘E diela shqiptare’. Ajo foli lidhur me mosmarrëveshjet mes kolegëve në vendin e punës dhe tregoi një rast se si bashkëpunëtorët e saj i’u kthyen kundër dhe bën komplot kundër saj.

“Unë dua të them një histori… shumë vite më parë kur isha në televizion, kisha një emision dhe më doli një turne me shkollën dhe duhet të shkonim. Dhe i lë emisionin tim dikujt për t’i dhënë dhe dorë dhe për t’u kujdesur. Kthehem dhe kishte krijuar një komplot me stafin”, – tregoi Artenisa.

“Kthehem për të rivazhduar dhe gjej probleme të tipit, nuk ta bëj unë xhinglën si do ti, ke ardhur 5 minuta përpara dhe nuk bëhet kjo, etj”, përfundoi moderatorja duke mos zbuluar se cili është ky person.