KAQ TË ËMBËL NUK E KISHIM PARË KURRË/ Blero i prek të gjithë me urimin për të bijën – AlpeGossip
KAQ TË ËMBËL NUK E KISHIM PARË KURRË/ Blero i prek të gjithë me urimin për të bijën

KAQ TË ËMBËL NUK E KISHIM PARË KURRË/ Blero i prek të gjithë me urimin për të bijën

Ditën e sotme Tara, vajza e vetme e këngëtarit Blero Muharremi feston ditëlindjen e 9-të. Përgatitjet kanë nisur pa hyrë zyrtarisht data 27 prill dhe momentet speciale, këngëtari i ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’. Krahas një fotoje ku shfaqet e vogla, Blero ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për ta uruar.

“Tara Muharremi, urime ditëlindjen bija ime. Dashuri, emocion, ngrohtësi, inteligjencë të gjitha këto ti m’i dhuron mua dhe të gjithë njerëzve që ke rreth teje. Por gjëja që unë e veçoj pak më shumë se virtytet e tjerat që ke është që ti nuk je egoiste, por je përplot jetë dhe kujdes ndaj tjerëve. Karakteri që ti ke formuar është krenari dhe bekim nga Zoti. Do të jem baba dhe shoku yt për sa të kem jetë. Kurse ti dije që, kur të vijnë momentet e ndërlikuara në jetë, mund të më thërrasësh gjithmonë dhe babi rregullon gjithçka. Të dua më shumë se vet jetën, gjithmonë do të jem super babi për ty”,-shkruan Blero.

Këngëtari ka zbuluar edhe disa nga detajet e festimeve të para, kur Tara merr surprizë gjatë darkës me të atin dhe emocionohet më shumë se kurrë kur shikon tortën me foton e idhullit të saj Dove Cameron. Vihet re gjithashtu mungesa e të fejuarës së Bleros, Afrona e cila siç duket nuk ka mundur të arrijë në ditëlindjen e Tarës.