PO I DASHURI I MAMIT KU ËSHTË? Neve na “mbyti”shiu por Arbana dhe Joni filluan plazhin – AlpeGossip
PO I DASHURI I MAMIT KU ËSHTË? Neve na “mbyti”shiu por Arbana dhe Joni filluan plazhin

PO I DASHURI I MAMIT KU ËSHTË? Neve na “mbyti”shiu por Arbana dhe Joni filluan plazhin

Tirana e pothuajse gjithë Shqipëria është gdhirë me shi sot, që duket se do të vazhdojë gjatë gjithë ditës, duke prishur planet që shumë prej jush mund të kishit bërë për fundjavën.

E ndërsa neve na ‘mbyti’ shiu, moderatorja Arbana Osmani dhe vogëlushi i saj Joni, me veshje të holla vere, kapele në kokë, shtrirë në shezllong buzë detit sapo na uruan mirëmëngjes.

Ndonëse destinacioni që ka zgjedhur Arbana për të pushuar këto ditë, nuk bëhet me dije, fotot që mami i Jonit ka postuar në instastory janë mjaftueshëm për të kuptuar se ata po e kalojnë për mrekulli fundjavën.

Mama e bir, të shtritë të dy në shezlong, nën çadrën prej kashte, ndërs Joni ka hipur në kurrizin e mamit; kjo do të jetë me siguri panorama më e bukur që do të shihni në një ditë me shi si kjo e sotmja.