“THUAJENI CIAO ÇIKËS SË TRASH”/ Fifi vendos të dobësohet (FOTO) – AlpeGossip
“THUAJENI CIAO ÇIKËS SË TRASH”/ Fifi vendos të dobësohet (FOTO)

“THUAJENI CIAO ÇIKËS SË TRASH”/ Fifi vendos të dobësohet (FOTO)

Fifin e ka përndjekur që prej fillimeve imazhi i artistes së talentuar dhe të shëndetshme. Madje, ishte karta e saj e fortë me të cilën spikati kur u prezantua me “Kus Kus”, një tribut për vetëbesimin pavarësisht kilogramëve.

Por, ndoshta e vetmja artiste që mund të shndërrohej në një shembull suksesi e që mund të frymëzonte të gjitha vajzat mbipeshë të mos sprapseshin prej komenteve, ka vendosur të heqë dorë nga tipari karakteristik i imazhit të saj skenik.

“Unë do jem edhe për pak kohë “e trash딑, iu përgjigj Fifi një ndjekëseje, gjatë një seance pyetje- përgjigjesh në Instagram.

“Edhe pse jemi të trasha, talent kemi ne, s’jemi të trasha por të lezetshme, kallzoju të gjithëve”, i shkruante fansja e saj.

Mendohet se Fifi mund t’i nënshtrohet një nderhyrjeje, gjatë së cilës një objekt i futet në stomak duke i zënë hapësirën e ushqimit për ta penguar të konsumojë sasi të mëdha. Megjithatë, ajo nuk ka dhënë detaje konkrete në lidhje me metodën që do të ndjekë për të rënë në peshë.