Lajmi për të bëri bujë, Paloma rrëfen: Si dhe pse i “vura bombën” shkollës kur isha 15 vjeçe – AlpeGossip
Lajmi për të bëri bujë, Paloma rrëfen: Si dhe pse i “vura bombën” shkollës kur isha 15 vjeçe

Lajmi për të bëri bujë, Paloma rrëfen: Si dhe pse i “vura bombën” shkollës kur isha 15 vjeçe

Disa ditë më parë në media nisi të qarkullonte një lajm se “Paloma”, prezantuesja Rudina Demneri, kur kishte qenë e vogël, i kishte vënë bombën shkollës.
Ajo ka sqaruar ditën e sotme në emisionin “Pop Culture” se gjithçka ka ndodhur kur ajo ishte studente në shkollën “Sami Frashëri”.

Paloma u shpreh:

Kur ishte vrulli i madh i bombave nëpër shkolla, unë i rash telefonit nga shtëpia. Më e bukura ka qenë kur më erdhi policia në shtëpi, sepse më kishin identifikuar. Ndërkohë që mami nuk e besonte një gjë të tillë. Kjo gjë bëri bujë nëpër lajme. Isha vetëm 15-vjeçe”.
Paloma zbulon arsyen përse e bëri një gjë të tillë:

Gjithçka e bëra vetëm se nuk kisha bërë detyrat. Kur erdhi babi fika automatin e dritave që ai të mos shikonte lajmet. Por gjithsesi e mori vesh këtë ndodhi”.