Bëni gati paratë: Beyonce dhe Jay Z kanë gati një album së bashku! – AlpeGossip
Bëni gati paratë: Beyonce dhe Jay Z kanë gati një album së bashku!

Bëni gati paratë: Beyonce dhe Jay Z kanë gati një album së bashku!

Prej muajsh tashmë po qarkullojnë thashetheme se Beyonce dhe Jay Z kanë gati për të publikuar albumin e tyre.

Këto filluan që prej vitit të kaluar, kur në një intervistë për New York Times tregoi se para publikimit të Lemonade në prill të 2016, çifti po punonte për albumin në fjalë, por këngëtarja vendosi të publikonte materialin e saj.

Nga ana tjetër, Il Giorno, revista e njohur italianë shkroi se çifti i njohur kanë gati albumin e tyre dhe pas publikimit pritet një turne botëror që do nisë në verë. Më tej, Il Giorno tregon se një prej ndalesave të turneut do të jetë stadiumi San Siro, në Milano. Kjo revistë shkruajti edhe në 2015-ën për një turne që pritej të nisej nga Beyonce me një ndalesë në po të njejtin stadium e që rezultoi i vërtetë sepse në korrik të 2016-ës, këngëtarja mbajti një prej koncerteve të “The Formation World Tour”.

Ditën e sotme, Dj Khaled, Future, Jay Z dhe Beyonce publikuan “Top Off”, bashkëpunimin e tyre të ri në platformat Tidal, Spotify, Amazon, Apple dhe Itunes.

Të gjitha rrugët të çojnë në një drejtim: Beyonce dhe Jay Z do të vijnë së bashku shumë shpejt!