LAMTUMIRË PRODUKTE KIMIKE/ Receta për kremin natyral kundër diellit – AlpeGossip
LAMTUMIRË PRODUKTE KIMIKE/ Receta për kremin natyral kundër diellit

LAMTUMIRË PRODUKTE KIMIKE/ Receta për kremin natyral kundër diellit

Kremi kundër diellit mund t’iu bëjë më shumë dëm sesa dobi.

Disa marka të njohura të kremrave kundër diellit përmbajnë kemikale që mund të jenë toksike për ty dhe familjen tuaj, transmeton lajmi.net.

Sipas Healthychild.com përbërësit e zakonshëm të kremrave kundër diellit janë të dyshuar ose të njohur si kancerogjene, duke përfshirë dietanolaminën, trietanolaminën (DEA, TEA), padimate-o, oktyl dimetil PABA, benzofenon, oksibenzoni, homosalate, oktyl metoksinamate dhe parabeni.

Megjithatë, ekziston mundësia e shmangies së tyre, nëpërmjet kremrave alternativ natyral që mund t’i përgatisni në shtëpi.

I tillë është edhe kremi për të cilin do flitet më poshtë, që kërkon përbërës krejtësisht mineral.

Përbërësit:

1/2-ta e filxhanit 100% aloe vera (mundësisht organike)
20 pika vaj karote
5 lugë çaji vaj kokosit
3 kapsula të vajit të vitaminës E (i theni kapsulat)
5 pika vaji livandoje
2 lugë gjelle oksid zinku (Keni kujdes të mos thithni pluhurin. Përdorni një maskë nëse e shihni të nevojshme).