EDHE PSE ËSHTË LARGUAR/ Olsi Bylyku e pranon: Portokallia spektakli më i mirë i humorit – AlpeGossip
EDHE PSE ËSHTË LARGUAR/ Olsi Bylyku e pranon: Portokallia spektakli më i mirë i humorit

EDHE PSE ËSHTË LARGUAR/ Olsi Bylyku e pranon: Portokallia spektakli më i mirë i humorit

Olsi Bylyku e nisi karrierën e tij në spektaklin e humorit Portokalli ku mori edhe famë të jashtëzakonshme me rolin e “Kimikatit”. Por vetëm pas disa sezonesh ai vendosi të largohej nga spektakli duke u bërë pjesë e “BE Caffe” e cila nisi në “Tv Klan” së bashku me Erion Isain dhe Bes Kallakun.

I ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB” të Fatmës dhe Aulonës ai është pyetur nëse e merr malli për Kimikatin dhe se çfarë mendon për Portokallinë pas largimit Olsi u shpreh:

“Më merr malli dhe sa herë që jam të dielën në shtëpi e shoh Portokallinë, dhe mendoj në disa skece që “ahh të kisha qenë këtu do të thoja diçka tjetër”. Portokallinë e kam edhe tatuazh në krah ku kam të gjitha punët që kam bërë nga kamarieri e deri tek skelat, dhe nuk e harroj sa të jetë jeta. Unë kam ruajtur marredhenie shumë të mira me Altin Bashën dhe ai është më i miri në Shqipëri. Portokallinë nuk e konkuron askush në Shqipëri. Në momentin që edhe pas 16-vjetësh Portokallia arriti të nxirrte talente të reja siç jam unë padiskutim është spektakli më i mirë i humorit.”- tha ai.