“TRISTAN ËSHTËN NJERI SHUMË I MIRË”/ Khloe Kardashian i habit të gjithë me deklaratën e saj – AlpeGossip
“TRISTAN ËSHTËN NJERI SHUMË I MIRË”/ Khloe Kardashian i habit të gjithë me deklaratën e saj

“TRISTAN ËSHTËN NJERI SHUMË I MIRË”/ Khloe Kardashian i habit të gjithë me deklaratën e saj

Khloe Kardashian ka kaluar një periudhë shumë të vështirë pas ndarjes nga Tristan Thompson, por megjithatë vazhdon ta ruajë respektin për të. Së fundmi në një intervistë për emisionin “Divorce Sucks”, Khloe është shprehur se dëshiron të mbajë një marrëdhënie të civilizuar me ish-partnerin e saj. Për më tepër ajo i ka habitur të gjithë kur tha se Tristan është një njeri shumë i mirë.

“E di që babai i True është një njeri shumë i mirë. E di se sa shumë e do ai atë dhe kujdeset për të, kështu që desha që ai të ishte pranë saj dhe ne ja dolëm mbanë”, ka thënë Khloe kur u pyet se pse ftoi Tristan në ditëlindjen e True. Ajo ka shtuar se donte një festë të lumtur dhe paqësore, sepse vajza e saj në të ardhmen do ta ruajë si kujtim. Pas ndarjes së bujshme, Tristan dhe Khloe u shfaqën sërish bashkë në ditëlindjen e True dhe kjo gjë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Megjithatë në fotot e publikuara dallohej se ata të dy kishin mbajtur distancë nga njëri-tjetri dhe duket se gjithçka e kanë bërë për hir të dashurisë për vogëlushen e tyre.