LEONARDO DICAPRIO I DASHURI I ËNDRRAVE/ I fokusuar për të shkrepur foton perfekte të partneres – AlpeGossip
LEONARDO DICAPRIO I DASHURI I ËNDRRAVE/ I fokusuar për të shkrepur foton perfekte të partneres

LEONARDO DICAPRIO I DASHURI I ËNDRRAVE/ I fokusuar për të shkrepur foton perfekte të partneres

Leonardi DiCaprio ka rreth një vit që është në një lidhje me aktoren 20 vite më të re, Camila Morrone. Ata janë munduar që lidhjen ta mbajnë të fshehtë, megjithatë asnjëherë nuk i kanë shpëtuar syrit të mediave dhe paparacëve. Së fundmi DiCaprio dhe Morrone janë parë bashkë në festivalin e filmit në Kanë dhe prapaskenat nga marrëdhënia e tyre duken shumë të ngjashme me ato të çifteve të zakonshëm. Leonardo është parë duke u muduar të kap fotografinë perfekte të të dashurës së tij.

Në imazhet e publikuara në media, Camila shihet duke pozuar ndërkohë që Leonardo qëndron përballë saj me telefon duke shkrepur fotografitë.

Ndoshta jo të gjitha vajzat arrijnë t’i mbushin mendjen të dashurit për një foto, prandaj Leonardo do të ishte partneri perfekt për çdo femër.

Camila ka qenë e pranishme në festivalin e Kanës për promovimin e filmit më të fundit, në të cilin ajo merr pjesë, “Mickey and The Bear”. Kujtojmë se DiCaprio dhe Morrone janë bashkë që nga dhjetori i 2017-tës dhe miqtë e tyre thonë se së shpejti ata do të zyrtarizojnë lidhjen.