Nëse jeni beqare, vishni patjetër fustane lëkure! Arsyen jua tregon Roza Lati (FOTO) – AlpeGossip
Nëse jeni beqare, vishni patjetër fustane lëkure! Arsyen jua tregon Roza Lati (FOTO)

Nëse jeni beqare, vishni patjetër fustane lëkure! Arsyen jua tregon Roza Lati (FOTO)

Moderatorja e “Why Not”, Roza Lati, ka qenë gjithmonë stil dhe provokuese në kombimet që ajo zgjedh të bëjë me rrobat e saj. Ndonëse i pëlqen shpesh të eksperimentojë me ato çka vesh, mbrëmjeve Roza di shumë mirë t’i tregojë hiret e saj, zakonisht kur darkon jashtë apo kur shkon në club.

Edhe mbrëmjen e djeshme ka bërë të njëjtën gjë. Teksa ka darkuar në një nga lokalet e Tiranës, Roza ka zgjedhur një fustan lëkurë (latex) të kuq flakë i cili rri mbas trupit. Sigurisht moderatorja duket mjaft këndshëm veshur me këtë fustan por zgjedhja paska pasur edhe një “mesazh” nga prapa.

Vetë Roza në Instastory shkruan: “Nëse jeni beqare, vishni lëkurë. Jo për të të tjerët që të të shohin, por për veten, sepse ndihesh shumë mirë…” – ka përfunduar ajo.

Domethënë ne kuptuam dy gjëra: Lëkura të bën të ndihesh seksi dhe Roza na tregoi edhe një herë se është ‘single’.