NJEH NDONJË MASHKULL TË FAMSHËM BRITANIK? Dalin bisedat e Meghan Markle – AlpeGossip
NJEH NDONJË MASHKULL TË FAMSHËM BRITANIK? Dalin bisedat e Meghan Markle

NJEH NDONJË MASHKULL TË FAMSHËM BRITANIK? Dalin bisedat e Meghan Markle

Prezantuesja Lizzie Cundy ka zbuluar së fundmi në një intervistë për “The sun”, se Meghan Markle i ka kërkuar t’i gjejë një mashkull të famshëm britanik. Lizzie tregoi se u bë mikeshë me Meghan në vitin 2013 por dukesha nuk i foli më pasi deklaroi lidhjen me Harryn në vitin 2016.

“Po bënim muhabet mes vajzash dhe më tha: Njeh ndonjë mashkull të famshëm britanik? Jam beqare dhe i dashuroj meshkujt britanik. I thashë: Le të dalim dhe ta gjejmë”, tregoi Lizzie.

Më pas prezantuesja i ka dërguar një mesazh Meghanit kur mësoi për lidhjen e saj me Harryn, por nuk e priste përgjigjen e ftohtë.

“Po e di”, i ishte përgjigjur Meghan. “Me siguri asaj ia kanë ndaluar të kontaktojë njerëzit e medias sepse më vonë nuk më kontaktoi më”, u shpreh Lizzie.