MELINDA PO BËN NAMIN NË MEDIAT E HUAJA/ Ja çfarë shkruajnë për reperen shqiptare – AlpeGossip
MELINDA PO BËN NAMIN NË MEDIAT E HUAJA/ Ja çfarë shkruajnë për reperen shqiptare

MELINDA PO BËN NAMIN NË MEDIAT E HUAJA/ Ja çfarë shkruajnë për reperen shqiptare

Reperja e njohur, Melinda Ademi, në një kohë të shkurtër u kthye në një ndër artistet më të komentuara në media. Këngët e saj kanë rezultuar mjaft të suksesshme dhe janë kthyer menjëherë në hite.

Mirëpo, siç duket fama e Melindës po përhapet edhe në vendet e tjera të europës dhe jo vetëm. Së fundmi, media prestigjioze ‘The New York Times’ i ka dedikuar disa rreshta këngëtares shqiptare. ‘New York Times’ ka shkruar një artikull për 15 yjet europian të muzikës pop dhe në mesin e tyre është edhe reperja shqiptare.

Artikulli ka nisur me historinë e Melindës dhe familjes së saj dhe se si ajo arriti që të bëhej e njohur.

“Babai i Melinda Ademit u largua nga Kosova në vitet ’90. Ajo ka lindur në Gjermani dhe jetoi atje derisa familja e saj fitoi  ‘green cards’ për të jetuar në Shtetet e Bashkuara. Tani ajo është në të 20-at dhe ka shkuar në Kosovë për të nisur karrierën muzikore.”, shkruhet në artikull.

“Unë fillova të krijoja këngë dhe kuptova se më shumë më tërhiqnin meloditë dhe tingujt shqiptarë. Kështu që vendosa se do të ishte më mirë për mua dhe shijet e mia muzikore për të ardhur këtu”, ka thënë Melinda.

Po ashtu në artikull është përmendur edhe deklarata e bujshme e Ledri Vulës për reperet femra dhe Melinda ka dhënë mendimin e  saj në lidhje me të.

“Nuk mund të flas për atë që ai tha dhe çfarë qëllimi kishte, por mund të flas për klimën muzikore këtu dhe ne si femra jemi duke bërë namin”, ka përfunduar këngëtarja.