Balerini shqiptar, Ilir Shaqiri që jetën dhe karrierën e ka ndërtuar në Itali, feston me familjen e tij një ditë shumë speciale. Bëhet fjalë për festën kombëtare dedikuar baballarëve në Itali. Sigurisht urimi i parë ka ardhur nga vajza e tij, Emily, e cila i ka kushtuar fjalët më të ëmbla.
“Urime babait më të mirë në botë. Atij që më trashëgoi pasionin për kërcim. Atij që ka pasur gjithmonë besim tek unë. Të dua pafund”,-shkruan ajo në fotot e publikuara.
Sigurisht emocionin më të madh e ka ndjerë Iliri, i cili i ka ndarë fotot edhe me ndjekësit e tij. Balerini shqiptar ka folur shpesh për raportin me të bijën, po ashtu edhe për arritjet e saj. Emily së fundmi është bërë pjesë e një realizimi kinematografik në vendin fqinj, ku ka rol protagonist.