EKZEKUTOHET VRASËSI SERIAL I 10 GRAVE/ Historia tronditëse e viktimës që shpëtoi – AlpeGossip
EKZEKUTOHET VRASËSI SERIAL I 10 GRAVE/ Historia tronditëse e viktimës që shpëtoi

EKZEKUTOHET VRASËSI SERIAL I 10 GRAVE/ Historia tronditëse e viktimës që shpëtoi

Një vrasës serial në Florida, Bobby Joe Long është vrarë mbrëmjen e së enjtes.

Bobby Joe Long arriti të vrasë 10 gra që kur ‘aventura’ e tij filloi në mars 1984 dhe përfundoi me arrestimin e tij 8 muaj më vonë.

Lisa Noland, e cila arriti ti shpëtojë vdekjes, ndihmoi në kapjen e vrasësit duke e çuar para drejtësisë 34 vjet më parë.

Gjatë ekzekutimit të tij, ajo u pozicionua në një vend ku Bobby Joe Long mund ta shihte.

“Doja ta shikoja në sy. Doja të ishte personi i parë që ai të shihte kur të hapte sytë. Por fatkeqësisht nuk i hapi,”-tha Noland.

Ndërsa filloi duke qarë pas ekzekutimit të vrasësit serial, duke shtuar: “Paqja që më mbuloi ishte një ndjenjë e mrekullueshme.”

Ekzekutimi u planifikua në orën 18:00 në burgun shtetëror të Floridës, por u vonua për pak minuta pasi  Gjykata Supreme e SHBA mori në konsideratë kërkesat përfundimtare të 65-vjeçarit.

Ai u shpall i vdekur në orën 18:55.

Long u dënua për vrasjen e 22-vjeçares Michelle Simms. Gjithashtu po shërbente në burg 28 dënime të përjetshme për krimet e tjera të kryera në zonën e Tampa Bay.

Zyrtarët e burgjeve thanë se vakti e tij i fundit ishte një sanduiç me mish viçi, patate të skuqura, proshutë dhe një sode.

Ndërsa nuk tha fjalën e fundit para se të ekzekutohej.

“Falemiderit që më zgjodhe mua” – Në një intervistë të mëparshme, Noland e falenderoi që e kishte zgjedhur si viktimën e tij.

“Doja ti thoja faleminderit që më zgjodhe mua dhe jo një 17 vjeçare tjetër për të vrarë. Ndoshta ajo nuk do të kishte arritur që ti shpëtonte vdekjes ashtu siç bëra unë,”-tha ajo.

Disa ditë para se të rrëmbehej nga vrasësi serial, Noland kishte planifikuar ti jepte fund jetës pas disa vitesh abuzimi nga i dashuri i gjyshes së saj. Por e përfundoi në mënyrë historike atë histori.

“Në kohën kur ai më vuri pistoletën në kokë, nuk ishte gjë e re për mua,”-rrëfeu gruaja.

Rrëmbimi dhe përdhunimi – Noland ishte 17 vjeçe kur u rrëmbye jashtë një kishe dhe u përdhunua nga Long.

Asaj i ishte vendosur armë në kokë dhe arrinte të shikonte dritat jashtë nën lidhësen e syve.

Gjithashtu ishte me menstruacione dhe u sigurua që të linte prova gjaku në sendiljen e pasme të makinës.

Kur u dërgua në apartamentin e tij, numëroi hapat deri në katin e dytë. Më pas, kur e lejoi të përdorte banjën u sigurua që të linte gjurmët e gishtërinjve kudo.

Ajo tha se e dinte nga rastet e tjera të abuzimit se nëse do e refuzonte Long, kjo do e zemëronte.

“Më duhet ta mësoja kush ishte. Nëse bëja një veprim të gabuar, a do të përfundonte jeta ime? Pra, një natë më parë shkruajta një shënim vetëvrasje dhe tani po përpiqesha të shpëtoja jetën time,”-shtoi Noland.

Por gruaja pas një shenjë mirësie tek ai, pasi i lau flokët pas përdhunimeve të përsëritura. Kur Noland e pyeti se çfarë e bënte të sillej ashtu, ai i tha se ishte ndarë dhe për këtë arsye i urrente gratë.

Më pas Noland i tha se dukej i bukur dhe ndoshta mund të ishte e dashura e tij dhe nuk do ti thoshte asnjë njeriu.

Shumë kohë më vonë ai  e veshi Noland, e mori në makinë dhe e la të lirë.

Por Noland bashkëpunoi me policinë dhe kjo çoi në kapjen e tij. Vrasësi serial pranoi vrasjen e 10 grave.

Dashuria fëmijërisë – Pas shkollës së mesme, ai u martua me dashurinë e tij të fëmijërisë, por marrëdhënia u bë e dhunshme.

Cindy Brown, e cila ishte dashuria e fëmijërisë së Long dhe kanë dy fëmijë së bashku, tha se beson se mori atë që meritonte.