PËRKRAHU SHQIPËRINË DHE…/ Çfarë ndodhi me Eleni Foureira-n pas Eurovision (FOTO) – AlpeGossip
PËRKRAHU SHQIPËRINË DHE…/ Çfarë ndodhi me Eleni Foureira-n pas Eurovision (FOTO)

PËRKRAHU SHQIPËRINË DHE…/ Çfarë ndodhi me Eleni Foureira-n pas Eurovision (FOTO)

Performanca e shumëpritur e Eleni Foureira në Eurovision ishte një ndër më të zjarrtat dhe sigurisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Me një veshje të punuar me detaje rrjete dhe yje që mbulonin vetëm pjesët intime, duke mos i lënë vend imagjinatës, Eleni e “dogji” dhe një herë skenën në Eurovision.

Ajo çka na lumturoi akoma më shumë ishte se Foureira kishte ndër të preferuarat edhe Shqipërinë, gjë të cilën e tha edhe në një intervistë me një television grek, por edhe me anë të një postimi në Insta Story.

Edhe pse në ekranin e Eurovision, “MyHeritage” e cilësoi si gjysmë greke e gjysmë italiane, Eleni Foureira u mbylli gojën të gjithëve duke thënë se është shqiptare dhe këtë përgjigje e dha kur u pyet nga moderatorja shqiptare, Eva Murati.

Mirëpo e dini çfarë ndodhi me Foureira-n pas Eurovision?

Eleni sapo ka arritur 1 milion ndjekës në Instagram dhe çdo ditë e më shumë ky numër rritet. U tha se një ndër faktorët pse ky Eurovision u pa tej mase ishte edhe pjesëmarrja e saj. Epo, urime Eleni (Entela) Foureira!