SHKUAN PËR TË NOTUAR POR…/ Dy vëllezërit e vegjël gjenden të vdekur në fund të pishinës – AlpeGossip
SHKUAN PËR TË NOTUAR POR…/ Dy vëllezërit e vegjël gjenden të vdekur në fund të pishinës

SHKUAN PËR TË NOTUAR POR…/ Dy vëllezërit e vegjël gjenden të vdekur në fund të pishinës

Dy vëllezër të vegjël anë gjetur të vdekur në fund të një pishine pranë banesës së tyre në Florida. Nëna e tyre tha se ata u mbytën gjatë orëve të vona të natës, ndërsa ajo ishte në gjumë.

Djemtë shkuan për të notuar por nuk u kthyen kurrë në shtëpi.

Ja’Kye Joseph, 6 vjeç, dhe Branario Minto, 5 vjeç, u mbytën në Silver Palms Apartment Complex  në North Lauderdale ku edhe jetonin.

Nëna e tyre Wildine Joseph dhe anëtarët e tjerë të familjes nxorën djemtë nga pishina rreth orës 21.30, por kishin vdekur.

Wildine tha për gazetarët se beson se djemtë kishin gjetur një mënyrë për të dalë nga banesa e tyre dhe të kalonin mbi gardhin e mbyllur të pishinës.

Ajo tregoi se djemtë merrnin mësime noti por vetëm njëri prej tyre kishte arritur të mësonte.

Ndërsa policia i mori nënës dy fëmijët e tjerë, 4 dhe 1 vjeç.