“NUK KUPTOJA GJUHËN GREKE”/ Gena: Hapja kanale dhe rrethoja toka me gardh – AlpeGossip
“NUK KUPTOJA GJUHËN GREKE”/ Gena: Hapja kanale dhe rrethoja toka me gardh

“NUK KUPTOJA GJUHËN GREKE”/ Gena: Hapja kanale dhe rrethoja toka me gardh

Gena është një nga këngëtarët shqiptarë më të mirë por që rrugëtimi i tij për të arritur deri këtu ku është ka qenë shumë i vështirë.

Me shumë punë dhe sakrifica çdo gjë mund të arrish në jetë dhe këtë e thonë njerëzit e suksesshëm, ku suksesin nuk ua ka faluar askush por e kanë arritur me shumë mund.

I ftuar në “E Diell” për promovimin e këngës më të re “Dimër”, Gena kujtoi kohën kur emigroi ne shtetin helen.

Ai u shpreh:

“Në vitin 1997 kam ikur për herë të parë në Greqi në mënyrë klandestine, sepse kam shoqëruar motrën. Kam qëndruar pak kohë në vendin fqinj se duhej të kthehesha në Teatrin ‘Andon Zako Çajupi’ në Korçë, sepse isha profesionist aty.
Gjatë qëndrimit tim në Greqi u detyrova të bëja disa punë që nuk i kisha bërë asnjëherë. Puna ime e pare, sepse edhe gjuhën s’e dija mirë, ka qenë hapja e kanaleve. Mirëpo edhe kjo e ka një histori.
Pronari grek thoshte se duhet ta gërmoja lehtë në sipërfaqje, por unë duke mos kuptuar gjuhën, i rashë më forcë tubit dhe e gjithë zona u përmbyt me ujë.”

Ai tregoi gjithashtu se ka bërë dhe punë të tjera në Greqi, siç ishte rrethimi me rrjeta teli të tokave bujqësore dhe gdhendja e gurëve dekorative. Këtë të fundit, ai e ka cilësuar si punën më të bukur që ka bërë atje.”