MË E SINQERTË SE KURRË/ Ronela Hajati tregon publikisht kush është mashkulli që ajo ka puthur për herë të parë – AlpeGossip
MË E SINQERTË SE KURRË/ Ronela Hajati tregon publikisht kush është mashkulli që ajo ka puthur për herë të parë

MË E SINQERTË SE KURRË/ Ronela Hajati tregon publikisht kush është mashkulli që ajo ka puthur për herë të parë

Ronela Hajati mbrëmjen e kaluar ka qenë e ftuar në emisionin “Ndrrimi i Natës”, dhe ndër të tjera ka treguar publikisht periudhën kur e ka dhënë puthjen e parë, dhe kujt ia ka dhënë.

Moderatori i njohur Alaudin Hamiti e pyeti këngëtaren: “Na thuaj emrin  e të dashurit tënd të parë?”

Kryesisht Ronela është tepër e sinqertë në daljet e saj televizive dhe kjo herë nuk kishte si të bënte përjashtim.

Bukuroshja nuk ka ngurruar që të thotë publikisht emrin e personit që ka puthur për herë të parë: “Puthjen e parë unë e kam dhënë afër maturës, në vit të katërt, gjimnaz.”

Për të gjithë ata që janë kuriozë ai quhet Bledi dhe siç pohoi Ronela ka qenë thjesht një lidhje kalimtare adoleshentësh.

Rikujtojmë se prej muajsh është përfolur se ajo është e lidhur me këngëtarin Young Zerka, megjithatë ende nuk ka pasur një reagim publik nga ana e tyre se janë bashkë.