“KA SHUMË KËRKESA”/ Producenti i Luanës tregon si është të punosh me moderatoren – AlpeGossip
“KA SHUMË KËRKESA”/ Producenti i Luanës tregon si është të punosh me moderatoren

“KA SHUMË KËRKESA”/ Producenti i Luanës tregon si është të punosh me moderatoren

Që Luana Vjollca është një perfeksioniste dhe e pranon, e tregoi fakti se djemtë që i kishin realizuar videon “Boll u bo tu vujt”, e kishin lënë bosh një moment në video dhe kishin shkruajtur:

“Në këtë pjesë nuk i pëlqente asnjë plan, kërkojmë falje.”

Por, sesa perfeksioniste është në të vërtetë, e tregoi producenti i këngëve të saj, Bini Nebihu, që gjithashtu ka realizuar produksionin e këngës së saj të fundit, “Sonte” me Ramadan Krasniqin.

I ftuar tek emisioni “Ditë për Ditë” në “Klan”, ai u pyet nga Liesa Haxhiasllani nëse Luana është aq llasticë sa ç’e bëjnë, ai u përgjigj:

“Është këmbëngulëse, është shumë këmbëngulëse. Ka shumë kërkesa. Punon non stop, që ta bëjë gjithmonë e më mirë. Mund të them se 90 përqind të këngëve, ka ndenjur në studio deri në ditën e fundit.”