Capital T dhe Majk po bëjnë namin me “Pasha jetën”, por Olti Curri tallet rëndë me ta, ja çfarë thotë (FOTO) – AlpeGossip
Capital T dhe Majk po bëjnë namin me “Pasha jetën”, por Olti Curri tallet rëndë me ta, ja çfarë thotë (FOTO)

Capital T dhe Majk po bëjnë namin me “Pasha jetën”, por Olti Curri tallet rëndë me ta, ja çfarë thotë (FOTO)

Milionat nuk po ndalen për “Pasha jetën”, por Olti Curri ka dy fjalë për t’u thënë reperave.

Vetëm 3 ditë më parë Majk dhe Capital T kanë publikuar projektin e tyre më të re “Pasha jetën”, i cili që në fillim po korr shumë sukses, madje ka rrëmbyer mbi 2.4 milion klikime në Youtube.

Capital T dhe Majk kanë realizuar vetë si tekstin ashtu edhe melodinë e këngës e cila ka një skenar të thjeshtë: djemtë i këndojnë një dashurie të shkuar në mënyrë shumë të ëmbël por stil siç dinë ata. Xhirimet e klipit janë bërë jashtë kufijve të Shqipërisë e Kosovës pasi djemtë kanë dashur të japin një aromë shumë europiane në hitin e tyre të ri.

E dëgjojmë në çdo ambient dhe nuk kishim as dyshimin më të vogël që do ishte një super hit e do i përmbushte të gjitha pritshmëritë.

Por e njëjta gjë nuk ka ndodhur me Olti Currin i cili gjithmonë i thotë gjërat ashtu siç i mendon me syrin kritik.

Me anë të një postimi në Facebook-un e tij zyrtar, Olti e ka cilësuar si një këngë të dobët, duke thënë se Majku këndon si këngëtari Maitre Gims, ama pyet se pse Capital T këndon si Majk.

Duke qenë se është bërë trend tashmë që suksesi matet me klikime, Olti shkruan se ua ka fal ato, pasi dëgjohen nga adoleshentët.

Ja postimi i plotë: