NUK E MBANIM MEND/ Kiara Tito paska qenë velinë në emisionin e njohur (FOTO) – AlpeGossip
NUK E MBANIM MEND/ Kiara Tito paska qenë velinë në emisionin e njohur (FOTO)

NUK E MBANIM MEND/ Kiara Tito paska qenë velinë në emisionin e njohur (FOTO)

Moderatorja e njohur Kiara Tito që pas prezantimit të emisionit ‘Top Select’ u bë shumë e njohur për publikun dhe jeta e saj private dhe sidomos lidhja me këngëtarin, Butrint Imeri, kanë qenë shumë të komentuara në mediat rozë.

Mirëpo, ndonëse të gjithë mendonin se Kiara karrierën e saj e ka nisur në ‘Top Channel’, në fakt moderatorja ka zbuluar se ka qenë velinë më parë në emisionin invetigativ “Ça thu” që është transmetuar në ‘Agon Channel ‘nga Gentjan Zenelaj dhe Saimir Kodra.

Në një intervistë për “Thumb”, Kiara ka folur për këtë eksperiencë dhe ka rrëfyer se nuk e konsideron si një ndër  më të mirat në karrierën e saj.

“Mendoj që çdo person nuk e harron asnjëherë punën e parë. Në fakt ka qenë “Agon Channel” i pari por nuk kam bërë atë që unë kam dashur të bëjë. Kam qenë velinë në “Agon Channel”, me Saimirin dhe me Gentin. Kanë qenë fillimet e “Ça thu”.”, tha Kiara, por ka theksuar se në fakt ia di për nder Top Channel për famën që ka sot.