Trendi më i madh i viteve ’90 është rikthyer dhe thurjet me rruaza janë këtu për të na “çmendur” pas tyre.
Me ngjyra dhe me shkëlqim, thurjet me rruaza janë “in” sërish dhe Instagrami e aprovon këtë! Së bashku me guaskat dhe perlat, këto kombinime janë trendi i preferuar për varëset dhe byzylykët, duke hedhur poshtë shprehjen “less is more”.
Rruazat e formave të ndryshme në material plastik dhe në ngjyrat e ylberit janë zgjedhur nga Carolina Bucci për linjën e re të bizhuterive, gjithashtu shumë marka po i përdorin ato në koleksionet e reja si element të ri, të freskët dhe super “cool”.
Kjo tendencë nuk mbetet vetëm te bizhuteritë, jehona e tyre shkon më tej, tek çantat dhe bluzat e çuditshme të thurura me rruaza. Sot është vetëm një rikujtesë, sigurohuni që ta bëni tuajin sa më shpejt për të qenë “on top” këtë verë!