NUK KANË QENË KURRË NË PLAZH/ Ja si Emina Çunmulaj surprizoi 27 fëmijë (FOTOT) – AlpeGossip
NUK KANË QENË KURRË NË PLAZH/ Ja si Emina Çunmulaj surprizoi 27 fëmijë  (FOTOT)

NUK KANË QENË KURRË NË PLAZH/ Ja si Emina Çunmulaj surprizoi 27 fëmijë (FOTOT)

Emina Çunmulaj ditët e fundit ka qenë në Shqipëri e Kosovë ku së bashku me “Fundjavë ndryshe” u ka ardhur në ndihmë shumë familjeve në nevojë.

Modelja me famë botërore sot ka bërë një gjest të mrekullueshëm duke i rikthyer buzëqeshjen 27 fëmijëve që nuk e kanë qenë kurrë në plazh.

Emina ka kaluar ditën në plazhin e Velipojës me 27 fëmijët duke i argëtuar e duke i bërë të lumtur.

“Sot ishte një ditë e mbushur me lumturi dhe gëzim. 27 fëmijë të moshës 5 deri 13 vjeç notuan dhe panë plazhin për herë të parë në jetën e tyre. Shumica prej tyre janë fëmijë që Fundjava ndryshe dhe ju i keni ndihmuar të ndërtojnë shtëpitë e tyre, të ushqehen e vishen. Faleminderit për ndihmën dhe mbështetjen”, shkruan Emina.