Karriera e Greta Koçit si këngëtare nisi në një moshë të vogël dhe tepër delikate për çdo njeri. Këngët e saj të para kanë qenë po aq të suksesshme sa dhe në ditët e sotme, por kjo sigurisht ka ndodhur me ndihmën e prindërve të saj që në daljet e para. E ftuar në ‘E Diell’ ditën e sotme, Greta ka zbuluar se prindërit kanë qenë një mbështetje e madhe për të. “Unë atëhere isha shumë e vogël, nuk e kuptoja çfarë do të thoshte të ishe i famshëm. Babi im që menaxhonte më thoshte: ‘Ty nuk duhet të të shohin kudo’. Këtë strategji e përdorin dhe të huajt dhe unë as kontakt me kolegët nuk kisha. Që do të thotë, ata ishin në një tavolinë, unë hyja me dy truprojet dhe shkoja në një dhomë tjetër. Kjo më ka ndihmuar të ruaj raporte shumë të mira, ndodh dhe me njerëzit e thjeshtë”, është shprehur ajo. Ndoshta kjo ka ndihmuar që Greta të jetë dhe të duket më e pjekur për moshën e saj. “Dua të jem i sinqertë me ty. Thonë për ty hera-herës: ‘Po ajo Greta pse ka një si hije gruaje’. E ke dëgjuar ndonjëherë?”, i është drejtuar Ervin Kurti Gretës. “Po e kam dëgjuar, po unë nuk e kam problem sepse kjo jam unë, nuk mund të ndryshoj. Njerëzit nuk të duan se di të këndosh bukur, duhet të kesh një karakter të veçantë që njerëzit të të duan dhe të të pranojnë. Mendoj se çelësi kryesor i suksesit tim është karakteri”, i ka kthyer ajo. Gjatë intervistës, Greta zbuloi gjithashtu se videoklipet e saj të vjetra nuk i pëlqenin aspak, madje mendonte: ‘Si më kanë dashur me këto flokë?’. Përsa i përket ‘zhveshjeve’ të saj nëpër foto apo videoklipe, këngëtarja është shprehur se ndryshe nga motra e saj, këto gjëra nuk i shkojnë dhe as nuk janë në tipin e saj. Biseda vijoi dhe sigurisht, nuk mund të mos përmendej Eni Koçi dhe i fejuari i saj, Genc Prelvukaj. Greta ka zbuluar se ka qenë ‘në mes tyre’ që në fillimet e lidhjes, e megjithatë asnjëherë nuk është ndjerë e tepërt. Genci dhe Greta kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë ne njëri-tjetrin, aq sa mund të quhen motër dhe vëlla./revistawho.com
“NUK E KUPTOJ SI MË KANË DASHUR ME ATO FLOKË”/ Greta Koçi flet për fillimet e karrierës
- 16th June 2019
- Gossip / Lifestyle / Showbiz
- enxhi.autor
- Leave a comment
Postimet e Fundit
-
-
“NUK MË PËRFAQËSON DEA MICHEL”/ Kostana Morava: Qëndrimet e mia politike janë më radikale dhe më të sinqerta28th September 2026Gossip
-
-
Na ndiqni në Facebook
ME SHUMË

“U PREKA NGA KANCERI I GJIRIT SEPSE NUK KAM LINDUR FËMIJË”/ Historia e rrallë e 50-vjeçares angleze
Kur mësoi se ishte prekur nga kanceri i gjirit, 50-vjeçarja Susan Leeming u ngushëllua me…
- 19th November 2018

NË RUMANI “GJEJNË” MICHAEL JACKSON/ Mahnitet juria e “The Voice” (VIDEO)
Konkursi muzikor “The Voice” në Rumani ka zbuluar një talent të vërtetë. Bogdan Ioan i…
- 23rd September 2018

PAS AKUZAVE PËR PËRDHUNIM/ Producenti lirohet nga qelia për 1 milion Dollarë
Producenti i famshëm në Hollivud, Harvey Weinstein është liruar me kusht prej 1 milion Dollarë….
- 26th May 2018

Ami shkon në tualet dhe trondit të gjitha femrat me atë që zbulon aty (FOTO)
Ami dhe Ermali, bashkë me dy fëmijët e tyre, ndodhen këto ditë në Vienë. Nga…
- 16th May 2018

Stërvitje dhe puthje ‘hot’ me të shoqin, gazetarja shqiptare zgjohet plot energji…(FOTO)
Tani është zbuluar! Prezantuesja e emisionit “Thumb” Aulona Musta është e fiksuar pas palestrës. Dhe…
- 19th January 2018

“AJO ËSHTË MASHTRUESE”/ Julia iu përgjigjet akuzave të Eglës: Nuk e kam parë kurrë në teatër, s’kam për detyrim të sqaroj…
Në një lidhje telefonike në Fun Club ka qenë ditën e sotme Julia një nga…
- 14th April 2024

“DASHURIA ËSHTË NË AJËR”/ 5 destinacionet që nuk duhet të humbisni këtë “Shën Valentin”
Vetëm një ditë na ndan nga “Shën Valentini” dhe duket sikur dashuria është në ajër….
- 13th February 2019

NGA DASHI TEK PESHQIT/ Zbuloni çfarë tatuazhi duhet të bëni bazuar në shenjën tuaj të horoskopit
Shumë persona edhe pse i pëlqejnë të bëjnë tatuazhe në trupin e tyre, shpesh herë…
- 25th December 2018

STUDIMI I FRIKSHËM/ Kujdes nga njerëzit që e pijnë kafen kështu…
Pirja e kafesë në mëngjes është një zakon për shumë njerëz. Aq sa shumë prej…
- 25th January 2019

DONALDIT I PLOTËSOHET DËSHIRA/ Interviston Arbana Osmanin
Donaldi kishte një kohë të gjatë që i kërkinte Arbanës një interviszë, pasi ajo rrallë…
- 1st January 2022




