HUMBËN BABAIN NGA MUNGESA E TRANSPLANTIT/ Motrat dhurojnë veshkat për të huajt – AlpeGossip
HUMBËN BABAIN NGA MUNGESA E TRANSPLANTIT/ Motrat dhurojnë veshkat për të huajt

HUMBËN BABAIN NGA MUNGESA E TRANSPLANTIT/ Motrat dhurojnë veshkat për të huajt

Dy motra nga Illinois vendosën të dhuronin veshkat e tyre për dy të huaj pasi babai i tyre vdiq për shkak se nuk mundi të bënte transplantin e organit.

Bethany dhe Hannah Goralski dhuruan veshkat në një hapësirë kohore 24 orë larg njëra-tjetrës. Dy motrat iu nënshtruan operacioneve në mars 2019 në Northëestern Memorial Hospital në Çikago.

Babai i tyre, Mark Goralski, vdiq në shtator 2018 pasi nuk arriti të bënte transplantin e veshkave. Veshkat e tij pushuan së funksionuari si rezultat i betejës së tij të gjatë me sëmundjen e Crohn.

Bethany ishte përgatitur t’i jepte veshkën babait të saj, por mjekët i dhanë lajmin se ai nuk mund ta përballonte operacionin.

Dhe pas vdekjes së Mark, Hannah mori në telefon spitalin duke i thënë se do jepnin veshkat për njerëzit që kishin nevojë për transplant.

“Babai im gjithmonë na thoshte ti ndihmonin të tjerët. Njohja e shumë njerëzve që kanë nevojë për transplant veshke më shtyu që të dhuroja veshkën tim,”-tha 24-vjeçarja Hannah.

Ndërsa motra e saj 25-vjeçare shtoi: “Shpresoj se ai do jetë shumë krenar. Në donim të siguroheshim që dy familje të mos përjetonim atë që përjetuam ne.”

Motrat shpresojnë se historia e tyre të frymëzojë të rinjtë të bëhen donatorë të organeve.