5 MUAJSHE SHTATZËNË/ Ariana Fejzullahu tregon barkun e rrumbullakosur nga plazhi – AlpeGossip
5 MUAJSHE SHTATZËNË/ Ariana Fejzullahu tregon barkun e rrumbullakosur nga plazhi

5 MUAJSHE SHTATZËNË/ Ariana Fejzullahu tregon barkun e rrumbullakosur nga plazhi

Pak muaj më parë në media qarkulloi lajmi se këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana janë në pritje të fëmijës së 4. Në fillim Ermali e mohoi lajmin, por më vonë në një intervistë ai e konfirmo publikisht se do bëhej baba.

Ndërkohë, Ariana ka qëndruar shumë diskrete dhe vetëm një herë ka publikuar foto ku shfaqej barku i saj i rrumbullakosur. Siç dihet këngëtari dhe partnerja prej disa kohësh kanë qenë me pushime dhe së fundmi Ariana ka zgjedhur të ndaj me fansat fotografi nga muaji i 5 i shtatzënisë.

Ariana shfaqet teksa shkon në plazh, ndërkohë që ka ndaluar dhe ka marrë një pozë me barkun e rrumbullakosur që siç shihet i është rritur edhe më shumë. “Pothuajse në muajin e 5. Po ikën kaq shpejt”, ka shkruar ajo pranë fotos që është komentuar gjatë.