Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari festoi ditëlindjen. Bukuroshja brune mbushi 32-vjeç dhe mori një sërë urimesh nga miqtë dhe fansat e saj të cilat Zaimina nuk ngurroi t’i publikonte në Instastory.
Siç duket mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka organizuar një festë ku ka festuar me familjarët dhe miqtë. Ndonëse nuk ka publikuar foto nga festa e ditëlindjes, Zaimina ka zgjedhur që të publikojë një foto ku shfaqet e bija Khloe e veshur si e ëma.
Zaimina shihet e veshur me një jumpsuit që e i tregonte të gjitha format, ndërsa Khloe është veshur me një fustan me të njëjtën ngjyrë si e ëma.” “Faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes”, ka shkruar Zaimina mbi foto.