Pas ndarjes së bujshme nga nëna e djalit të tij Majlinda Zeka, reperi Majk nuk humbi shumë kohë dhe nisi një romancë të re me bukuroshen Melita Nushi, vajza e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.
Por duket se lidhja e tyre ka përfunduar para se dyshja ta konfirmonte atë publikisht, pasi siç është bërë e ditur në emisionin “Prive”, Majku dhe Melita janë ndarë.
Sipas burimeve pranë çiftit, gjërat mes tyre duket se nuk kanë funksionuar më dhe dyshja i ka dhënë kështu fund lidhjes që zgjati vetëm pak muaj.
Një sinjal në lidhje me këtë çështje e ka dhënë edhe vetë Majku i cili në një postim në Instagram, në mbishkrimin e fotos së një modeleje të huaj ka shkruar: “Du m’u dashuru pasha jetën!”